Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur administratorin e korporatës elektroenergjitike shqiptare, Erald Elezi. Elezi, së bashku me Gentian Gjylin dyshohen për abuzime me tenderat gjatë kohës që ka qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të ofertave në rastet e një tenderi të financuar nga Bashkimi Europian në kohën kur KESH drejtohej nga Evis Berberi.