Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndryshimet në qeveri i kishte planifikuar, por se shkarkimi i Belinda Ballukut nga posti i zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk lidhej me performancën e saj në këto poste, por me hetimet e nisura nga SPAK. Rama përsëriti se për ccështjen e imunitetit do të presë raportin e këshillit të mandateve. Kryeministri foli edhe për aksin Librazhd-Përrenjas, duke deklaruar se bllokimi i rrugës në këtë segment nuk lidhet me faktorë njerëzorë, por prej forcës madhore natyrore.