Hetimet e nisura nga prokuroria në lidhje me shpërdorimin e detyrës nga një grup mjekësh në spitalin Onkologjik ndezën seancën plenare të Kuvendit këtë të enjte. Nga opozita thirrën në interpelancë ministren Albana Koçiu, ndërsa në sallë fjalimi i saj për ligjin për surrogacinë u shoqërua me thirrjet për dorëheqje.