Autorët e vendosjes së tritolit në dy biznese në Shkodër kanë vepruar në sinkron, kjo ngre dyshimet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Kur kanë kaluar më tepër se 48 orë nga ngjarja që tronditi qytetin, autorët nuk janë identifikuar ende. Sipas burimeve nga policia, zbulimi I identitetit është I vështirë, par faktin se kanë vepruar me maskë dhe kapele. Bizneset janë të vendosura në një distancë 1 km njëri nga tjetri, ndaj shtohen dyshimet se të dyja kanë qenë të planifikuara për shpërthim, kjo si një dhënie mesazhi.