Hetimet për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit janë në dorë të institucioneve të Kosovës. Kështu u shpreh zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, i cili komentoi një deklaratë të ambasadorit të BE në Kosovë, i cili pati deklaruar se hetimet mund të zgjatin me vite.