Vrasja e 39 vjecarit Emiljano Ramazani një ditë më parë në Elbasan mund të jetë e gjitha e filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve dhe banesave rrotull. Burime thanë për Top Channel thane se janë sekuestruar të gjitha pamjet filmike ndërkohë që mjeti i autorëve është parë të lëvizë disa herë me radhe rreth zonës, në pritje që 39 vjecari të kthehej në banesën e tij në lagjen 28 Nëntori. Burimet shtuan më tej se babai i tre vajzave duket prej kohësh përgjohej në çdo lëvizje të tijën. Asnjë të dhënë deri tani zyrtare nuk ka nga Policia e Elbasanit për persona të shoqëruar si dëshmiratë të ngjarjes apo të dyshuar të mundshëm.