Gjykata e Posaçme ka autorizuar SPAK që të këqyrë celularët dhe pajisjet e tjera elektronike të sekuestruar nga të akuzuarit për shkelje të barazisë në tendera dhe korrupsion në dosjen e ish-zv.Kryeministres, Belinda Balluku. Autorizimi është dhënë më datë 19 mars, pasi më herët në lidhje me sekuestrimin e telefonave dhe të pajisjeve të tjera elektronike dhe procedurat e kontrollit të tyre u shpreh edhe Gjykata Kushtetuese. Kushtetuesja u vu në lëvizje nga ish drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli dhe ish kreu i KSH, Erald Elezi. Kushtetuesja tha në vendimin e saj se prokuroria e posaçme mund të zbërdhejë telefonat e sekuestruar, por vetëm me vendim gjykate.