Teksa PArtia Demokratike vijon me denoncimet publike të fakteve që sipas saj tregojnë manipulimin e zgjedhjeve, në anën tjetër edhe drejtësia ka nisur punën për të hetuar këto pretendime. Konkretish, Prokuroria e Elbasanit bën të ditur se ka nisur hetmet duke hapur kështu një procedim penal, për rastin e Pekishtit, ku në një lokal u gjetën materiale zgjedhore, lista, karta identiteti dhe një shumë parash në monedha të ndryshme. Lajmi është bërë publik teksa Prokuroria I kthen përgjigje PArtisë Demokratike, nëse ka apo jo një hetim lidhur me këtë rast, që konsiderohet si një prej shembujve të të ashtuquajturit ‘Treni bullgar’.