Kanë kaluar 6 javë që kur në SPAK u dorëzua kallëzimi me dyshimet ndaj dy prokurorëv të strukturës së posaçme, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi për fshehje të provave që përfshinin Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Sipas kallëzimit të depozituar nga Adriatik Doçi, dy prokurorët në fjalë nuk morën parasysh faturat e pagesave të Klodian Zotos për llogari të Arben Ahmetajt. Bëhet fjalë për pagesa mijëra euroshe që Zoto ka bërë për qëndrime të ish-ministrit në hotele luksoze të Europës.