Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar pamjet që tregojnë ushtarët ukrainas të dorëzuar, përfshirë dhjetëra të plagosur, në impiantin e celikut që prej javësh është nën rrethim, Azovstal, në qytetin port të Ukrainës, Mariupol. Muajin e kaluar Moska pretendoi se kishte marrë nën kontroll Mariupolin, pas javësh rrethim, por qindra ushtarë ukrainas mbetën të bllokuar nën tunelet e nëndheshme në zonën e gjerë industriale të Azovstalit, të bllokuar nga trupat ruse.