Një nga emrat që u arrestua në kuadër të operacionit “Kutia e Pandorës” këtë të shtunë në kryeqytet, rezulton me precedent penal. Ajo është Brikena Frakulli, 40 vjeçe, e cilësuar si drejtuesja e grupit të shpërndarjes së drogërave të forta në Tiranë. Frakulli rezulton me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Burime bëjnë me dije se ajo është arrestuar për drogë edhe në Nëntor të vitit 2015, së bashku me një tjetër person. Ky i fundit, asokohe 37-vjeç, referuar raportimeve të kohës ishte partneri i saj.