Një automjet që drejtohej nga një grua doli nga rruga e përfundoi në liqenin e Livoçit. Mjeti u fundos pasi ra në një thellësi prej rreth 3 metrash. Faton Tahiri, bashkë me kolegët e të afërm që ndodhej aty si çdo ditë hyri pa e menduar dy herë për të nxjerrë nga uji këdo që ishte brenda mjetit. Ai u fut në ujë i vetëm ndërsa mundi ta shpëtoj drejtuesen.