33-vjeçari shqiptar, me origjinë nga Tepelena, Olsien Muçobega, është bërë simbol i humanizmit në Greqi kur u kap nga kamerat teksa shpëtonte një dele nga zjarret masive që kishin përfshirë qytetin e Patras. Siç duket nga pamjet e shpërndara nëpër mediat greke, ai e mori kafshën në krah dhe e transportoi me shpejtësi mbi motor larg flakëve. Media greke protothema shkruan se imazhi i bërë viral, preku gjithë publikun dhe nxori në pah anën më njerëzore të një dite katastrofike.