Kryeministri Edi Rama në një video në Facebook tha se pas Italisë, qeveria do të punojë për një marrëveshje me Greqinë për pensionet. Ai tha se mandati I katërt I socialistëve, nëse ata qëndrojnë në pushtet, do të sjellë dhe heqjen e ligjit të luftës pasi marrëdhëniet mes dy vendeve janë qetësuar.