Pas mungesës së kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu në mbledhjen javore të kabinetit qeveritar, zyra e tij doli në një deklaratë zyrtare ku shpjegon gjendjen shëndetësore që i pamundësoi kreut të ekzekutivit aktivitetin politik. Netanyahu filloi të ndihej keq gjatë natës, thotë Zyra e Kryeministrit, dhe u ekzaminua në shtëpinë e tij nga Dr. Alon Hershko, drejtor i departamentit të mjekësisë së brendshme në Spitalin Hadassah - Ein Kerem.