Të paktën 96 turistë dyshohet se kanë pësuar helmim nga ushqimi në një restorant në Budva. Ata janë kryesisht turistë nga Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia, dhe pothuajse të gjithë kanë qenë në një restorant. Të gjithë ata janë shtruar në spitalet e Kotorrit, Tivarit dhe Cetinjes.