Helikopteri chinuk, i cili erdhi nga Holanda, po hedh ujë për shuarjen e zjarrit që është riaktivizuar mëngjesin e sotëm në Dukat të Karaburunit, ndërsa banorët po ndërhyjnë për fikjen e zjarrit me mjete rrethanore. 3 helikopterë, nga Holanda dhe Çekia, mbërritën ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në territorin e Shqipërisë.