Asnjë I mbijetuar nga avioni i pasagjerëve me 64 persona dhe helikopteri ushtarak me tre ushtarë, të cilët i përplasën mbi lumin Potomac në Uashington DC, kanë konfirmuar mediat e huaja. Ekipet në lumin Potomac kanë gjetur pothuajse gjysmën e viktimave, por kërkimet vijojnë për pasagjerët e tjerë të avionit. Sipas mediave amerikane, kerkimet do të vijojnë pavarësisht kushteve të mira atmosferike, ndërsa hetimet për përplasjen e dy mjeteve ajrore do të marrin shumë kohë.