Është fikur zjarri në Darëzezë pas ndërhyrjes nga ajri me helikopterët Cougar. Për rreth dy orë rreth zonës helikopterët kryen fluturime duke hedhur ujë. Helikopterët kryen ndërhyrje intensive. Pas fikjes së flakëve, forcat zjarrfikëse do të nisin kontrollin për të siguruar territorin që vatra të mos riaktivizohet më.