SPAK dyshon se vrasjen për hakmarrje të Edmir Bregut, më 24 janar të vitit 2021 në qytetin e Durrësit, e ka urdhëruar Astrit Avdylaj, koordinuar Enea Kume dhe ekzekutuar nga shtetasit Ermir Dedja dhe Alfred Doko. Siç njoftoi prokuroria e posaçme të enjten, dy ekzekutorët nuk janë arrestuar gjatë operacionit që ndërmori në Durrës dhe Shijak. Por, burime për Top Neës konfirmojnë se njëri prej tyre, shtetasi Ermir Dedja është ekzekutuar tashmë.