Mijëra shqiptarë u mblodhën në Shkup këtë të shtunë, duke iu përgjigjur thirrjes për tubim në mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë. Protesta, që zgjati rreth 60 minuta u përshëndet edhe nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.