Një aksion i Policisë së Krujës në fshatin Bilaj zbuloi kultivimin e disa dhjetëra bimëve kanabis në fazë të rritur në dy parcela nga tre shtetas. Policia njofton se në flagrancë u arrestuar shtetasi me inicialet P.Ç, 66 vjeç pasi në oborrin e banesës së tij kishte mbjellë dhe kultivuar 54 bimë narkotike. 66 vjeçari u arrestua në flagrancë duke ujitur bimët.