Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e bimëve narkotike në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr. Bardhi ka publikuar një video në komisionin parlamentar një vit më parë, ku ka deklaruar se “ka prona të ushtrisë që mbillet hashash”.