Një aksion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj greke ka çuar në zbulimin e një plantacioni me mbi 1600 rrënjë hashashi të mbjella në zonën kufitare mes dy vendeve. Parcela me drogë u sinjalizua nga drejtoria e antidrogës në policinë greke të Janinës dhe për shkak se aktiviteti shtrihej si në territorin grek, ashtu edhe në atë shqiptar u kërkua bashkëpunimi me policinë shqiptare.