Një 29-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli”, pas dyshimeve për shpërndarjen e substancave narkotike në disa zona të qytetit të Shkodrës. I riu u ndalua në lagjen “Dergut”, ndërsa kontrolli fizik çoi në zbulimin e një sasie të dyshuar të kanabisit, e gatshme për t'u shpërndarë.