Në rrjetet e shpërndarjes me pakicë të hashashit, grupet po përdorin gjithnjë e më shumë femrat, duke u nisur nga perceptimi i përgjithshëm se policia ka më pak prirje që të ushtrojë kontrolle ndaj tyre. Por ky nuk është rasti i një 22-vjeçare nga Vlora. Ajo është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi teksa drejtonte automjetin.