Policia e shtetit vuri në pranga 5 persona, dy prej tyre u arrestuan në Librazhd për kultivim të bimëve narkotike ndërsa tre të tjerë u prangosën në Sarandë, për transportim të emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të BE. Në Librazhd u arrestuan shtetasit Serxho Dosku 35 vjeç, dhe Klodian Dosku, 40 vjeç, në dyshimin se kultiivuan 580 fidanë kanabis, të cilat u gjendën në kubikë, në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore, në fshatin Koshorisht, Librazhd.