Shefi i diplomacisë të Qipros, Constantinos Kombos ishte i ftuar i nderit në Tiranë, ku pati takime me homologun e tij, Igli Hasani dhe kryeparlamentaren, Elisa Spiropali. Bashkëpunimi dypalësh merr një rëndësi të veçantë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi në gjysëm e parë të vitit 2026, Qiproja do të ketë presidencën e këshillit të unionit europian.