Ministri i Jashtëm, Igli Hasani priti në Tiranë në një vizitë zyrtare homologun e tij maltez, Jan Borzh, që gjithashtu mban edhe Presidencën e OSBE-së. Në deklaratën e përbashkët për media, Hasani përsëriti vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë një faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë.