Shqipëria nuk I ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e Task Forcës Financiare. Ky është përfundimi I nxjerrë nga Moneyval, nj mekanizëm I Komisionit Evropian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave. Në raportin për vitin 2021, janë publikuar informacionet për disa vende, pjesë e të cilave është dhe Shqipëria, ku sipas tij përmirësimi nuk ka qenë domethënës.