Cakrani: E kuptoni apo jo? Ca drejtësie kemi? E harruan presidentin në qeli! Ja kjo është drejtësia. Prej nëntë muajsh Ilir Meta mbahet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për hetimet lidhur me dosjen CEZ-DIA, lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mosdeklarim të pasursië. Avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cakrani konsideron si kalë beteje të SPAK kontratën e lobimit, për të cilën thotë se përgjegjësinë duhet ta mbajnë strukurat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe personat që kanë firmosur.