Dy shtetas Altin Maksuti rreth 47-vjeç dhe Vladimir Bengu rreth 56-vjeç, janë gjetur të pa jetë këtë të enjte, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, në Tiranë, pasi ishin asfiksuar nga gazi. Kanë qenë të afërmit e dy shtetasve që kanë lajmëruar policinë pasi nuk u përgjigjeshin në celular. Pasi kanë shkuar në banesë, dy viktimat janë gjetur të pa jetë, pasi ishin asfiksuar nga rrjedhja e gazit së ngrohëses, e cila u gjet e ndezur nga uniformat blu.