Shtatë automjete janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e sotme, duke krijuar kaos në trafik. Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se si pasojë e aksidentit, një nga shoferët e makinave, me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore.