Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur këtë të martë të ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati. Përmes një postimi në FaceBook, Haradinaj shkruan se gjatë takimit theksoi qëndrimin e palëkundur për orientimin euro-atlantik të Kosovës dhe avancimin e vlerave demokratike.