Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk është I interesuar të takojë kreun e LDK, Lumir Abdixhikun për të diskutuar në lidhje me bisedimet që ky i fundit zhvilloi me kryeministrin Albin Kurtin për çështjen e presidentit. Ai u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme të takohet me Abdixhikun për të diskutuar mbi atë që ky i fundit ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se mund mund ta kishin ftuar në takim për ta pyetur e konsultuar, para se të takohej me Albin Kurtin. LDK I ka kthyer përgjigje Haradinaj, duke u shprehur se kërkesa e Abdixhikut për takim me kreun e AAK, s’ka qenë dhe s’është çështje e ndonjë “roli” që po tentohet të imponohet në publik. “Ka qenë një minimum korrektese politike dhe institucionale, i ndërtuar ndër vite, veçanërisht në rrethana që kërkojnë koordinim dhe përgjegjësi”, ka deklaruar LDK. Sipas kësaj partie, shndërrimi i kërkesës për takim në sulm publik nuk është e denjë për nivelin e diskutimeve që kërkon situata.