Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj reagoi pas dekrlarave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se Gjykata Kushtetuese po vepron si hije politike opozitare ndaj Vetëvendosjes. Facebook Haradinaj: “E dhimbshme kur kryeministri i deritashëm dhe ai që pretendon të jetë prapë kryeministër, nuk e njeh institucionin më të lartë të drejtësisë në vendin e vet dhe e sulmon aq egër e aq ulët. Ai nuk flet për shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai e partia e tij, por zgjedh të mashtrojë sikur fajin e paskan gjyqtarët e Kushtetueses. Kjo ma kujton atë shprehjen popullore kur "hajni bërtet kapeni hajnin"! Ata gjyqtarë i ka zgjedhur Kuvendi legjitim i Republikës së Kosovës e jo formacionet imagjinare të tij!” – shprehet Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së akuzon Albin Kurtin se po bëhet shkak për bllokimin jo vetëm të parlamentit, por edhe të shtetit.