Top News – Haradinaj kërkon rinumërim / ‘Manipulim me përmasa shqetësuese’, PDK: Kujdes votën
18/01/2026 14:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rinumërimit të pjesshëm të votave të kandidatëve, duke theksuar se ky proces ka nxjerrë në pah një skemë manipulimi me përmasa shqetësuese ndaj votës së qytetarëve. Haradinaj ka bërë thirrje që votat të rinumërohen një për një, duke theksuar se pa një rinumërim të plotë, integriteti i zgjedhjeve të 28 Dhjetorit nuk mund të sigurohet. Ai gjithashtu ka kritikuar mungesën e veprimeve nga Prokuroria dhe i ka kërkuar të gjithë mekanizmave relevantë që me vendimet dhe veprimet e tyre të mbrojnë votën e qytetarit dhe të rikthejnë integritetin e procesit zgjedhor. Haradinaj paralajmëron se çdo drejtim tjetër mund të ketë pasoja të pariparueshme për demokracinë. Ndërsa partia demokratike e kosovës thotë se çdo e dhënë për cenim ose manipulim të votës është e papranueshme, pasi vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim jokorrekt shkel parimet demokratike që partia mbështet dhe mbron. “Standardi ynë është i qartë: çdo votë duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe kujdes, nga momenti i hedhjes deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. Eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11