Për shkak të zgjedhjeve të 11 majit, zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe të shtunën. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme, e cila njofton se do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 14:00. Kjo masë është marrë nga kompania “IdentiTek” për të ndihmuar qytetarët që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë.