‘Hapja e urës së Mitrovicës në këto momente do të rriste gjasat për dhunë’. Kështu ka deklaruar Departamenti amerikan i Shtetit teksa i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të mos ta ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar dhe të njëashëm. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës së Mitrovicës. “Ky është një pozicion që ne e ndajmë me partnerët tanë të Quintit, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, si dhe me BE-në dhe NATO-n. Dhe është një qëndrim që e kemi bërë shumë të qartë, si publikisht ashtu edhe privatisht”, shprehet më tej zëdhësi për Zërin e Amerikës.