Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po pret në fund të marsit një “po” për çeljen e negociatave, ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen, thotë këshilltari i CDU/CSU-së Hans Joachim Falenski. Komisioni i BE-së sërish rekomandoi çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi pritet të merret në samitin e rregullt të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, në fund të marsit. Por cilat janë gjasat që kësaj here vendimi, tashmë i shtyrë disa herë që prej vitit 2018, të jetë pozitiv?