Shqipëria ka hapur zyrtarisht grupkapitullin e fundit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit.Komisionerja e BE-së, Marta Kos, e vlerësoi progresin e vendit dhe angazhimin e institucioneve shqiptare për zbatimin e reformave thelbësore. Kryeministri Edi Rama pohoi se ky vit ishte i jashtëzakonshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në çështjen e integrimit.