Një 47 vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe akuzohet për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrugëve”. Në prangat e Policisë ka rënë shtetasi Adrian Baçaj, 47 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas në fshatin Mifol, duke ndërtuar pa leje një rrugëkalim me dalje në autostradën Levan-Vlorë, ka dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të autostrdës duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës. Policia ka arrestuar Baçajn i cili ka tentuar të hapë një rrugë dytësore ndërsa kjo vepër është në kundërshtim me ligjin. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.