Ashtu sic pritej, këtë të hënë datë 1 maj është realizuar dhe faza e dytë e zbatimit të Hartës së re Gjyqësore. Kështu, 9 gjykata dhe prokurori të shkallës së parë në rrethe do të shkrihen. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë ajo e Tropojës, Matit, Kurbinit, Pukës, Krujës, Kavajës, Lushnjës, Përmetit edhe Pogradecit.