Në Kukës u inagurua ura mbi lumin Drin, e projektuar nga një arkitekt italian, me një gjatësi totale prej 310 metrash. Harku metalik i kësaj ure ka një bazë prej 270 metra dhe lartësi prej 56 metrash, duke e bërë një prej urave me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj. Në hapjen e Urës së Kukësit të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku dhe drejtuesi politik i qarkut, Pandeli Majko.