Rruga e Arbrit tashmë është bërë realitet. Me hapjen e tunelit të Murrizit I gjithë ky segment tashmë është funksional për kalimin e mjeteve. Tuneli i Murrizit i cilësuar edhe si shtylla kurrizore e rrugës së Arbrit, përbëhet nga dy tunele, nga tuneli kryesor me një gjatësi prej 3789 dhe tuneli i emergjencës me gjatësi 3781m, i përbërë nga 11 hyrje dhe dalje.