Ambasada Shqiptare në Athinë informon se janë hapur aplikimet për mësues të gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Programi i ministrisë së arsimit dhe sportit “Mësues për Greqinë” ka në bazën e vetë mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e migrantëve në vendin helen, por më pas do të shtrihet edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë shqiptare.