Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga aksi Thumanë-Kashar, punimet e të cilit kanë përfunduar dhe prej orës 19:00 të kësaj të diele, bëhet i aksesueshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.