Posta e Kosovës ka hapur këtë të enjte degën e saj në Mitrovicë të Veriut. Në hapjen e degës ka marrë pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Në vendin e ngjarjes kishte edhe forca policore të Kosovës. Ndërkohë që disa aktivistë dhe përfaqësues të partisë politike, Demokracia Serbe, kanë protestuar kundër hapjes së kësaj dege.