Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Tepelenës 1.8 kilometra që lidh segmentet rrugore Levan- Tepelenë dhe Tepelenë- Gjirokastër- Kakavijë. Kete projekt Rama e ka cilësuar një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare. Kreu i qeverisë ka qenë ditën e sotme për inspektim, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi.