Hapja e kutive nisi fillimisht për 4 kuti të Qarkut të Vlorës në ambientet e KQZ, e më pas 229 të tjera do të hapeshin në magazinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Vaqarr. Edhe pse hapja e kutive nisi me rreth 1 orë vonesë, sërish të pranishëm në momentin e hapjes së tyre ishin vetëm vëzhguesit Partisë Socialiste. Do të duhej të kalonin rreth 2 orë nga hapja e tyre, për të mbërritur edhe vëzhguesit e PD.